Aktualitet

Jep dorëheqjen këshilltari për sigurinë, Meta bën ndryshime në kabinet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:00 - 12/11/20 |
Opi Nion

Presidenti, Ilir Meta, ka njoftuar  ndryshime në kabinetin drejtues në presidencë.

Kreu i Shtetit ka pranuar sot dorëheqjen e z.Bahri Shaqiri nga detyra e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, për shkak të angazhimeve të tij në të ardhmen, që nuk përputhen me këtë detyrë.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka pranuar sot dorëheqjen e z.Bahri Shaqiri nga detyra e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, për shkak të angazhimeve të tij në të ardhmen, që nuk përputhen me këtë detyrë tepër të rëndësishme”, shkruan në njoftim presidenca.

Në pozicionin e Shaqirit, Presidenti Meta, ka emëruar z.Spiro Koçi, i cili deri sot ka ushtruar detyrën e Këshilltarit Diplomatik të Kreut të Shtetit.

Gjithashtu, presidenca bën me dije se ka emëruar Këshilltar Diplomatik, z.Arben Cici, i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kabinetit.

Ndërsa, për shkak të forcimit të prioriteteve të reja të Institucionit të Presidentit të Republikës, me qëllim përballimin me sukses të sfidave, që parashtron koha, në funksion të interesit më të mirë qytetar dhe kombëtar, siç janë: sfidat e pandemisë COVID-19 dhe shëndetit publik,  sfidat me të cilat përballet faktori shqiptar; shpopullimi i vendit, sfidat në Arsim, sfidat në Mjedis, Kreu i Shtetit, ka emëruar në detyrën  e Drejtorit të Kabinetit, Prof.Dr. Edmond Panariti./Opinion.al

Pas