Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti/ Gjekmarkaj: Nëse jeni të sinqertë ne propozojmë emra, fyerje që…

2022/05/10 at 1:03 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti/ Gjekmarkaj: Nëse jeni të sinqertë ne propozojmë emra, fyerje që…

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve për zgjedhjen e Presidentit të ri, i është drejtuar mazhorancës duke thënë që është fyerje për grupin parlamentar të PS që përjashtuat mundësinë e tyre për t’u zgjedhur.


Gjekmarkaj theksoi se të paktën të zgjedhim një president politik duke nënvizuar se opozita e ka detyrë të jap një emër dinjitoz .

Më tej ai tha se nëse PS është e sinqertë opozita është e gatshme të propozojmë emra konkretë.

“Në optikën time ky është procesi më i çuditshëm i zgjedhjes së presidentit. Unë besoj shumë se Procesi është në kokën e një individi, i cili prej natyrës mendon se mund të argëtohet me shpenzimet e shoqërisë, të opozitës dhe të tjerëve. Po është e drejta e gjithësecilit të bëjë zgjedhjet e veta. A ka të drejtë mazhoranca të propozojë presidentin? Sigurisht që ka, çdo mazhorancë do ta kishte atë të drejtë, e filloj fjalën time nga ajo që z. Balla tha dje para mediave. A ka të drejtë maxhoranca të propozojë Presidentin e Republikës? Sigurisht që ka.

Çdo maxhorancë do ta kishte këtë të drejtë për ta propozuar sepse ka numrat dhe përgjegjësinë. Por kjo maxhorancë ka disa probleme, ka probleme me çështjen e zgjedhjeve, në raportet e DASH dhe OSBE/ODIHR dhe ka probleme me disa mandate, ku një pjesë e vogël, shpresoj të mos jenë shumë ka përfunduar dhe në qeli. Ana tjetër është mbingarkesa që kjo maxhorancë ka në pushtet. Ka totalitetin e institucioneve të vendit.

Shefi i maxhorancës, kryeministri Rama ka folur për një mundësi bashkëpunimi me opozitën për t’u përfshirë të gjithë në një proces. Nuk e kam kuptuar deri ku shkon oferta e kryeministrit për t’u përfshirë opozita në procesin e zgjedhjes së presidentit, sa kryeministri e dëshiron opozitën pjesë të procesit. Nga ana tjetër duke lexuar aktet brenda grupit tuaj parlamentar që janë publike, ai përcaktoi një komision për të krijuar identikitin e Presidentit të Republikës, deputetët bënë propozime me zarfa dhe me e-maile. Në fund iu tha që nuk do jetë nga politika, nga grupi parlamentar i PS-së. Në një farë mënyre kjo është fyerje dhe për grupin parlamentar të PS-së sepse në instancë të fundit unë dua një president politik. Edhe në qoftë se ju merrni përgjegjësinë për ta zgjedhur të vetëm, duke krijuar totalitetin e piramidës të institucioneev në Shqipëri të dominuara nga PS së paku zgjidhni një personalitet politik të PS-së sepse loja me figurina që vijnë nga jashtë për të bërë shashka mediatike nuk i shërbejnë as vendit, as institucioneve dhe nuk i bëjnë nder as institucionit të Kreut të Shtetit. Për sa i përket rolit të opozitës në këtë histori, unë kam pasur qëndrimet e mia brenda opozitës. Opozita ka detyrimin të nxjerrë emra. pavarësisht se qeveria i merr apo jo parasysh. Opozita e ka detyrë të jap një emër dinjitoz. Nëse jeni të sinqertë ne jemi të gatshëm të propozojmë emra konkret në të kundërt na i kurseni ”-tha Gjekmarkaj./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun
Bota

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun

7 Korrik, 2026 10:28 pm
38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
Aktualitet

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

7 Korrik, 2026 8:47 pm
“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier
Aktualitet

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier

7 Korrik, 2026 8:44 pm
Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
Aktualitet

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

7 Korrik, 2026 7:52 pm
“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Qeveria shpenzoi 50 milionë euro për një natë koncert te Kanye West?Rama: Gënjeshtër

7 Korrik, 2026 7:03 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

“Groenlanda duhet të jetë nën SHBA”, Trump rihap betejën diplomatike me Danimarkën

7 Korrik, 2026 6:49 pm
Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar
Aktualitet

Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar

7 Korrik, 2026 6:45 pm
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim
Aktualitet

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim

7 Korrik, 2026 5:01 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Irani sulmon anijet tregtare

7 Korrik, 2026 3:46 pm
Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO
Bota

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO

7 Korrik, 2026 3:16 pm
Para
Përplasi çiftin e foshnjën,Sulejmani:S’më mbajtën frenat,u largova me vajzën se..

Përplasi çiftin e foshnjën,Sulejmani:S'më mbajtën frenat,u largova me vajzën se..

Spiropali: Kemi shumë pushtet, s’duam president të PS, por as kushte nga opozita

Spiropali: Kemi shumë pushtet, s’duam president të PS, por as kushte nga opozita

Caktohet raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit. Data dhe ora

Caktohet raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit. Data dhe ora
















TE FUNDIT

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun
7 Korrik, 2026

Një grup eurodeputetësh po kërkon nisjen e një hetimi për të përcaktuar nëse presioni i administratës së presidentit amerikan Donald...

Lexo më shumë

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
7 Korrik, 2026

Mbahet në Tiranë tubimi i 38 radhazi, i cili nisi për kundërshtimin e projektit në Sazan, e më tej u...

Lexo më shumë

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier
7 Korrik, 2026

Nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare në Fier ka rrëfyer për herë të parë momentet e vështira...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
7 Korrik, 2026

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbërritur në Pallatin Presidencial në Ankara. Ai dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}