Kryesore

Spiropali: Kemi shumë pushtet, s’duam president të PS, por as kushte nga opozita


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:19 - 10/05/22 |
Opi Nion

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur në Konferencën e Kryetarëve për zgjedhjen e presidentit të ri.

Edhe një herë Spiropali ka thënë se Partia Socialiste nuk do një president të PS edhe për faktin se ata kanë pushtet mjaftueshëm por as nuk pranojnë kushte nga opozita.

Ka një kohë për të bërë politikë, ka një kohë për të bërë procedurë, edhe të dyja njëkohësisht. Në Kushtetutë thuhet qartë se si zgjidhet procesi kushtetues. Këtu është bërë zakon të flitet për procese të brendshme të Partisë Socialiste në një kohë kur në palën tjetër s’ka fare proces. Përsëriten propozimet me zarfe, apo konsultimet me shoqërinë civile. A thua se kjo është mëkat. Ne nuk kemi vendosur asnjë kusht për opozitën. Sigurisht që kemi konceptet tona për një profil se si duhet të jetë Presidenti i Republikës, duke pasur parasysh edhe pushtetin e madh që kemi akumuluar, ku këtu ka kontribuar opozita duke ikur nga procese shumë të rëndësishme. Ne nuk duam një president të PS-së. Duam të marrim nga ju emrat më të mirë, por nuk duam kushte”,-tha Spiropali.

Pas