Aktualitet

Përplasi çiftin e foshnjën,Sulejmani:S’më mbajtën frenat,u largova me vajzën se..


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:18 - 10/05/22 |
Opi Nion

Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg”për Ajas Sulejmanin, 39-vjeçarin që përplasi në vizat e bardha çiftin Konomi dhe foshnjën e tyre tre muajsh në Rrugën e Kavajës në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Sulejmani pretendon se nuk i kanë funksionuar frenat në momentin që semafori kaloi në të kuqe. Ndër të tjera ai ka thënë se ka qenë duke ecur me shpejtësi 40 km/orë.

Sulejmani u largua pas aksidentit me vajzën në krah. Ai është shprehur se dërgoi vajzën e tij të vogël në spital, ndërsa ka theksuar se ishte i traumatizuar.

Ndaj Sulejmanit rëndojnë akuzat për shkelje të rregullave të qarkullimit, drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe largim nga vendi i aksidentit.

Seanca për masën e sigurisë do të zhvillohet ditën e nesërme.

Pas