Rajoni

Presidenti Çek: Diskutime për tërheqjen e njohjes së Kosovës


               Publikuar në : 16:23 - 11/09/19 |
xhu lia

Presidenti çek, Millosh Zeman është shprehur se do të diskutojë me zyrtarët kushtetues në Çeki për mundësinë për t’u tërhequr nga njohja e Kosovës si shtet i pavarur.

Sipas zëdhënësit të tij, Presidenti i Çekisë i ka bërë këto komente dhe ka shprehur këtë dëshirë të tij gjatë një konference për mediat në Beograd, ku ishte i pranishëm homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç.

“Shteti, i udhëhequr nga kriminelët e luftës, nuk i përket bashkësisë së shteteve demokratike”, –mësohet të jetë shprehur Zeman referuar Kosovës.

Por sipas kryetarit të senatit të Çekisë Jaroslav Kubera, kjo ide e Presidentit për tërheqjen nga njohja e Kosovës është diçka joreale.

“Presidenti mund të thotë çfarë të dojë, por nuk është ai që mund të bëjë diçka. Do të ishte debat i madh për asgjë”, -tha Kubera mediat çeke.

Çekia e ka njohur Kosovën në vitin 2008, vetëm pak kohë pas shpalljes së pavarësisë kur në atë kohë kryeministër ka qenë Mirek Topolanek, ndërsa ministër i Jashtëm, Karel Schwarzenberg./Opinion.al/

Pas