Aktualitet

Porte jahtesh dhe shkolla, 3 konçesione të reja me PPP në gusht


               Publikuar në : 15:03 - 25/08/19 |
Al Do

Institucionet shtetërore kanë shpallur 3 njoftime për koncesione gjatë muajit gusht. Ata parashikohet të zhvillohen sipas skemës PPP dhe kanë të bëjnë me infrastrukturën e transportit detar dhe ndërtimin e katër objekteve arsimore në Tiranë.

Një nga projetket synon të kthejë portin e Limonit në Sarandë, aktualisht nën administrimin e Portit Detar të Sarandës, në Marina Limon. Porti do të shërbejë për të ankoruar kryesisht jahte por edhe anije. Koha e parashikuar që ky port të përdoret nga konçesionari privat është 35 vjet.

Për të njëjtën kohë është parashikuar edhe kontrata tjetër konçesionare por portin e jahteve që synohet të ngrihet me PPP në Gjirin e Rodonit. Gjatë kohës së operimit të portit shteti do të përfitojë një tarifë konçesionare në bazë të ofertës që do të paraqisë fituesit i tenderit

Kontrata e tretë konçesionare është një rishpallje e projektit të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Arsimit për ndërtimin e katër objekteve arsimore në Tiranë. /Opinion.al

Pas