Bota

Trump premton marrëveshje “shumë të madhe” me Britaninë


               Publikuar në : 15:18 - 25/08/19 |
Al Do

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka premtuar një “marrëveshje shumë të madhe tregtare” me Mbretërinë e Bashkuar, duke folur pas një takimi në mëngjes me kryeministrin britanik, Boris Johnson në Samitin e G7-s në Biarritz të Francës.

Por, Johnson tha se SHBA duhet të hapë tregun nëse arrihet një marrëveshje pas Brexit-it.

“Nuk mendoj se shesim ndonjë lloj mishi në Shtetet e Bashkuara”, tha Johnson duke nënkuptuar pengesat e SHBA ndaj këtij produkti me origjinë britanike.

Takimi ndodhi pas ditës së parë të diskutimeve në mes të liderëve botëror në Samit.

Duke folur para gazetarëve, Trump tha se një marrëveshje me Britaninë do të ndodhte shumë shpejtë.

“Do të bëjmë një marrëveshje shumë të madhe tregtare, më e madhja që kemi pasur me Britaninë”, tha ai.

Si anëtare e Bashkimit Evropian, Britania nuk mundet të bëjë marrëveshje tregtare me shtete të tjera dhe Bashkimi Evropian nuk ka marrëveshje për tregti të lirë me SHBA-në.

Presidenti i SHBA shkruajti gjithashtu në rrjetet sociale se atmosfera e tensionuar që i është veshur samitit nuk është aspak e vërtetë madje është krejt e kundërta.

“Para se të mbërrija në Francë, lajmet e rreme dhe të neveritshme pretendonin se marrëdhëniet me 6 vendet e tjera të G7-s ishin shumë të tensionuara dhe se dy ditët e takimeve do të ishin nja katastrofë. Por, në të vërtetë, ne po zhvillojmë takime shumë të mira e po shkojmë shumë mirë bashkë”, tha Trump. /Opinion.al

Pas