Aktualitet

Propozohet akcizë për gazin që përdorin familjarët, taksë karburantit të jahteve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:49 - 29/10/21 |
Opi Nion

Një draft i Ministrisë së Financave në ligjin për akcizat parashikon që gazi i lëngshëm për çfarëdo lloj përdorimi t’i nënshtrohet një akcize prej 6 lekësh për liter duke nisur nga data 1 Janar e vitit 2022. Kjo do të thotë që në akcizë do të përfshihet edhe gazi që përdoret për ngrohje apo gatim i cili deri në këto momente ka qenë i përjashtuar.

Sipas legjislacionit aktual gazi i lëngshëm i nënshtrohet akcizës 8 lekë për litër vetëm kur përdoret nga automjetet. Sipas të dhënave nga vendosja e akcizës për gazin e lëngshëm pritet që të arkëtohen rreth 3 milionë euro që pritet të paguhen kryesisht nga konsumatorët familjarë.

Po ashtu qeveria ka propozuar heqjen e përjashtimit të taksave për karburantit që përdorej nga jahtet. Në projektligjit për taksat kombëtare parashikohet që ky karburant t’i nënshtrohet taksimit prej 65 lekë për litër.

Sikurse mësohet Ministria e Financave thekson se ky ndryshim propozohet  me qëllim shmangien e abuzimeve dhe përfitimeve të padrejta nga mjete lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi që furnizohen me karburant në zonat e lira doganore. /Opinion.al

Pas