Aktualitet

Berisha për gjyqin në Francë: Miqtë më kanë thënë që dosja nuk ka asnjë provë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:51 - 29/10/21 |
Opi Nion

Lideri historik i PD Sali Berisha ka vijuar sot në Lezhë takimin e tij “Foltorja”. Në fjalën e tij Berisha tha ndër të tjera se është informuar nga miqtë, që në dosje nuk ka asnjë provë, fakt apo dokument kundër tij. Duke ju referuar çështjes që tashmë ka shkuar në gjykatën franceze, Berisha tha:

“Jo vetëm gjykatësi ka pranuar shqyrtimin e padisë, por miqtë e mi më kanë njoftuar se ajo dosje ka zero fakte, zero prova, zero dokumemta ashtu siç ju kam thënë unë ju. Megjithatë ftoj Sekretarin e Shtetit dhe cilindo shtetas, qytetar, institucion të atij vendi e mbarë botës, që çdo fakt, provë, dokument që të ketë, ta çojë në sallën e gjyqit në Paris. Nuk kam asgjë persnale dhe do ju them këtu: Të nesërmen e vendimit e kam pyetur veten: Përse e morën këtë vendim ndaj meje? 8 vite, përveç foltores së parlamentit dhe FB nuk kisha asnjë fuqi tjetër”./Opinion.al

Pas