Aktualitet

Berisha për Kim: Kullot në livadhet e qeverisë, është në konflikt interesi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:52 - 29/10/21 |
Opi Nion

Nga foltorja në qytetin e Lezhës Sali Berisha foli ndër të tjera edhe për raportet me SHBA. Ai u shpreh se PD është një forcë pro-perëndimore dhe pro-amerikane.

“Ne jemi forcë politike pro-perëndimore dhe vokacionin pro-perëndimor e kemi pasur dhe do e kemi qëllimin kryesor. Ju thashë që jo vetëm do fitojmë zgjedhjet, por do vendosim marrëdhënie më të mira miqësore BE dhe SHBA ku kemi miq të shkëlqyer”, tha Berisha.

Por Berisha shëkputi nga ky raport Ambasadoren Yuri Kim, për të cilën tha se është në konflikt interesi. Duke ju referuar një deklarate të tijën kohë më parë, Berisha tha: “Nuk duhet të nisemi nga disa qëndrime sporadike ose qëndrime të caktuara. Kur iu thashe nja dy muaj më parë se zonja ku përmendi barin, u shpreha se zonja e nderuar kullot në livadhet e qeverisë, pak kush e kuptoi këtë gjë, por tani që e shohin me Majezën e qeverisë nëpër vikende, e kanë të qartë se Sali Berisha kishte të drejtë. Unë askujt nuk i hyj në jetën private, por konflikti i interesit është konflikt interesi, cilido qoftë”./Opinion.al

 

Pas