Kronikë

Porositi vrasjen e Artan Cukut, Greqia refuzon ekstradimin


               Publikuar në : 16:20 - 12/06/19 |
Opi Nion

Gjykata greke ka vendosur që Bledar Jambelli, personi i cili dyshohet se urdhëroi vrasjen e ish-drejtorit të policisë Artan Cuku, nuk do të ekstradohet në Shqipëri.

Me këtë vendim gjykate, Greqia ka refuzuar kërkesën e autoriteteve Shqiptare. Jambelli u arrestua në Athinë gati një vit pas ngjarjes me qëllim kthimin në vendin ku ai do të përballej me akuzat.

Nga të dhënat bëhet me dije se 38-vjeçari, kishte paguar Mikel Shallarin, 24 vjeçari nga Kuçova, cili pas ekzekutimit të Cukut në prill të vitit 2017, bashkëpunoi me drejtësinë.

Për këtë ai do të paguhej 20 mijë euro dhe fillimisht i janë dhënë vetëm 3 mijë ndërsa pjesën tjetër do ta merrte pas ekzekutimin të Artan Cukut.

Pas bashkëpunimit me drejtësinë, Shallari u dënua vetëm me 10 vite burg./ Opinion.al E.Xh.

Pas