Kronikë

Plagosi me kallashnikov në Korçë, vetëdorëzohet autori


               Publikuar në : 09:49 - 11/09/19 |
Al Do

Autori i atentatit të 7 shtatorit në qytetin e Korçës ku një shtetas mbeti i plagosur, është vetëdorëzuar në polici pas pesë ditësh në arrati.

Në njoftimin e policisë së Korçës bëhet me dije se 28-vjeçari me iniciale J.H u vetëdorëzuar bashkë me avokatin e tij falë bashkëpunimit me këtë të fundit dhe familjarët.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 07.09.2019, ku për motive të dobëta, shtetasi J.H.,ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip kallashnikov shtetasin I.H., (i cili për pasojë ka mbetur i plagosur)” njofton policia.

Gjatë marrjes në pyetje 28-vjeçari ka treguar edhe vendin ku kishte hedhur armën e krimit, e cila iu gjet dhe sekuestrua, së bashku me automjetin tip BMË. /Opinion.al

Pas