Aktualitet

Ata që duan të blejnë makinë, tashmë mund të verifikojnë online çdo gjë


               Publikuar në : 10:15 - 11/09/19 |
Al Do

Personat që duan të blejnë një makinë tashmë mund të verifikojnë vetë historikun e saj. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka krijuar një program online i cili kryen verifikimin.

Vetëm duke futur të dhënat e targës dhe shasisë mund të zbulohet historiku i makinës, kushtet dhe aksidentet që mund të ketë shkaktuar. Gjithashtu nëse një person kërkon të blejë një makinë pa targa mund të zbulojë edhe legjitimitetin e saj.

Ky program është krijuar për të shmangur mashtrimet në rastet e blerjes së makinave. Këtë projekt e ka publikuar në Facebook edhe kryeministri Rama.

“Ju kanë mashtruar për kilometrazhin e makinës? Ju kanë fshehur historikun e automjetit që doni të blini? Dëshironi të blini një automjet të përdorur nga importi dhe nuk dini kategorinë mjedisore? Nuk jeni i bindur mbi prejardhjen e mjetit, defektet ne prodhim, aksidentet e pësuara, legjitimitetin e mjetit? Tani ke mundësi që të verifikosh ti vete online çdo të dhënë me shasi/targë. Burime zyrtare e referime të homologëve të DPSHTRR. Për çdo markë e model e nga çdo vend origjine. Mos bli gabim. Stop Spekulantëve Demasko Trukimet. “ shkruhet në video-mesazhin e Ramës. /Opinion.al

Pas