Kronikë

Gjendet një grua e mbytur në lumin e Bulqizës


               Publikuar në : 10:22 - 11/09/19 |
Al Do

Trupi i një gruaje të mbytur është gjetur në lumin e Bulqizës. Mësohet se viktima është 32-vjeçarja me iniciale  M.F.

Burime nga policia bëjnë të ditur se në trupin e saj nuk janë gjetur shenja dhune. Gjithashtu nga këqyrja paraprake mendohet se ajo është mbytur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes, ndërkohë po hetohet për zbardhjen e saj.

“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër si “ngjarje aksidentale”, pasi rreth orës 21.30, datë 10.09.2019, është gjetur e mbytur në lumin e Bulqizës shtetasja  M.F, 32 vjeçe, banuese në Bulqizë. Nga këqyrja e trupit të viktimës, nga eksperti mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar dëmtime apo shenja dhune”, thuhet në njoftimin e policisë. /Opinion.al

Pas