Kronikë

Plagosën 33-vjeçarin, arrestohet njëri prej autorëve, shpallet në kërkim tjetri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:16 - 18/07/22 |
Opi Nion

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar njërin prej autorëve të dyshuar për ngjarjen e ditës së diel, ku mbeti i dëmtuar një 33-vjeçar nga goditjet me mjet prerës dhe sende të forta.

Po ashtu është arrestuar në flagrancë dhe shtetasi G. R, i cili ndihmoi autorin e shpallur në kërkim për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Mjeti me të cilin e largoi nga ngjarja është sekuestruar nga policia.

Të arrestuarit janë shtetasit  K. P., 41 vjeç dhe G. R., 32 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ndërkohë, policia po vijon hetimet për gjetjen dhe arrestimin e bashkëpunëtorit në ngjarjen e djeshme, shtetasin P.K./Opinion.al

Pas