Aktualitet

Sherr mes dy familjeve në Tiranë, arrestohen dy persona



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:46 - 18/07/22 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me sende të forta mes dy familjeve në rrugën “Nuçi Naçi”.

Mësohet se Policia ka ndërhyrë duke arrestuar 2 persona, pjesëtarë të dy familjeve. Në pranga kanë rënë shtetasit A.Sh.,37 vjeç dhe S.J.,22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Sipas uniformave blu, shtetasi S. J. dhe disa pjesëtarë të familjes së tij janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, me shtetasin A. Sh. dhe disa pjesëtarë të familjes së tij.

Mësohet se shtetasi A. Sh., gjatë konfliktit ka goditur me sende të forta shtetasit S. J., 20 vjeç dhe R. D., 16 vjeç, familjarë të shtetasit S. J., 22 vjeç, i cili më pas ka goditur me sende të forta shtetasin A. Sh.

Uniformat blu në vendngjarje kanë gjetur deh sekuestruar një pistoletë zhurmuese që sipas tyre i përkiste shtetasit të arrestuar S.J.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas