Kronikë

Pjesëtar i “Ndragheta”, gjykata vendos për ekstradimin e “xhaxhait”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:35 - 08/10/20 |
Al Do

I hapet rruga ekstradimit të Bujar Sejdinajt drejt Italisë

Siç ka raportuar “News 24”, Gjykata e Tiranës ka vendosur ditën e sotme që Sejdinaj, i njohur me nofkën “xhaxhai” të ekstradohet drejt Italisë.

Bujar Sejdinaj dyshohet se ka punuar për llogari të mafias italiane, “Ndragheta”. Ai dyshohet se është anëtar i familjes mafioze “Bellocco” dhe gjithashtu dyshohet se është i përfshirë në trafikun e drogës.

Ai ka ngritur pretendime se në shtetin italian ka punuar si marangoz dhe se nuk ka pasur kurrë lidhje me trafikun e drogës.

Sejdinaj është arrestuar më 24 korrik në Tiranë, ku një të njëjtën kohë u bënë arrestime edhe në Itali, Argjentinë dhe Kosta Rika duke dërguar në burg edhe anëtarë të tjerë të “Ndraghetës”.

Sejdinaj ka 10 ditë kohë për të apeluar këtë vendim. /Opinion.al

Pas