Aktualitet

Firmosen marrëveshjet e financimit në turizëm dhe infrastrukturë me BERZH


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:14 - 08/10/20 |
Al Do

Qeveria shqiptare dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim kanë firmosur ditën e sotme marrëveshjet e investimeve për turizmin e trashëgiminë në Shkodër, Berat, Fier, Korë dhe Gjirokastër.

Takimi është mbajtur online, ku pjesëmarrës kanë qenë si Presidenti i BERZH po ashtu edhe Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca.

Kryeministri është shprehur i kënaqur dhe e cilësoi një hap të madh dhe të rëndësishëm nënshkrimin e këtij memorandumi i cili njeh plotësisht objektivat e Shqipërisë drejt BE-së.

Jam i kënaqur që mund ta zhvillojë këtë takim edhe pse në distancë, e vlerësoj shumë duke pasur parasysh që kemi edhe ditën e zgjedhjeve. Mendon se është një hap shumë i rëndësishëm me nënshkrimin e këtij memorandumi sot, i cili njeh plotësisht objektivat tona të integrimit në BE. Nënshkrimi i marrëveshjeve të infrastrukturës turistike është pjesë dhe është mjaft i mirëpritur sepse përfshin një paketë të plotë të riparimeve dhe zhvillimeve të zonave të trashëgimisë. Le të vijojmë nga fjalimet e bukura tek nënshkrimet, jam i kënaqur t’ju them se jeni më shumë të mirëpritur për të na vizituar kurdo. Ka tashmë një angazhim nga BE dhe nga Komisioni për të na ndihmuar Shqipërinë dhe rajonin natyrisht duke mbështetur një treg të përbashkët evropian. Shpresoj që hekurudha Tiranë-Durrës të bëhet një rrjet rajonal hekurudhor. Sa i takon aspektit dixhital mendoj se të gjithë duhet të bëjmë ç’të mundemi për ta nxitur dhe për të pasur një shtyllë kryesore dixhitale. Në raport me energjinë jemi më mirë seç duhet sepse ne kemi më të pastrën në rajon. Na duhet të kemi projekte të mira të cilat përmbushin standardet e vendosura nga miqtë e BE”, u shpreh Rama.

Ndërsa ambasadori Soreca në fjalën e tij u shpreh se kjo mbështetje ishte shumë e nevojshme për vendin tonë.

Sot do të doja të përgëzoja kryeministrin, ministrin, qeverinë shqiptare për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje që është kyç një grand 40 milion euro për zhvillimin e turizmit dhe agro-turizmit. Siç e di kryeministri kjo mbështetje është më shumë se kurrë e nevojshme. Sapo kemi nisur dhe një program të rëndësishëm që është faza e pas tërmetit. Siç e thamë ne presim që programi të ecë përpara dhe deri në fund të vitit do të nxjerrë tender. Edhe njëherë jemi krenarë që BE-ja është donatori më i madh për investim në SHBA. Përgëzime për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje”, tha Soreca./ Opinion.al

Pas