Kryesore

Basha në Laç: Institucionet publike, “hambarë” për militantët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:54 - 08/10/20 |
Al Do

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim basha ka vijuar edhe sot takimet me qytetarë ku ka biseduar rreth krizës së shkaktuar prej pandemisë së koronavirusit.

Nga Laçi, kryedemokrati Basha deklaroi se qytetarët janë hequr nga puna jo vetëm për shkak të rënies së xhiros së bizneseve, por edhe nga institucionet shtetërore.

Ai i cilësoi si “hambarë” për militantë bashkinë, ujësjellësin dhe ndërmarrjet publike, ku sipas tij punësohen njerëz që nuk shkojnë asnjë ditë në punë.

Kjo aferë korruptive bëhet për t’i dhënë këto troje për ndërtime shumëkatëshe për sponsorët e regjimit”, tha Basha.

Kryetari Basha sqaroi qytetarët dhe sipërmarrësit e vegjël se 5 pikat e Planit të Rimëkëmbjes synojnë pikërisht rikthimin në punë të bizneseve dhe rimarrjen në punë të qytetarëve që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë:

Çeku prej 1,000 euro për biznesin e vogël për të lehtësuar barrën e pagesave dhe shpenzimeve të papërballueshme për 6 muajt e ardhshëm. Pagesa mujore prej 160 mijë lekësh të vjetra për ata që kanë humbur vendin e punës, si minimum konsumi për 6 muajt e ardhshëm. Pagesa mujore prej 200 mijë lekësh për çdo punonjës që biznesi rikthen në punë gjatë 6 muajve të ardhshëm.Shtesa mujore prej 20 mijë lekësh për pensionistët për shpenzimet shëndetësore shtesë gjatë 6 muajve të ardhshëm”, tha Basha.

Basha u tha qytetarëve dhe sipërmarrësve në qytetin e Laçit se fondet për këtë plan 300 milionë eurosh janë në buxhet dhe për fat të keq sot u jepen një grushti miqsh të regjimit të Edi Ramës.

Prioriteti numër 1 sot është të shpëtojmë buxhetin e familjeve nga falimentimi deri më 25 prill. Pas 25 prillit, rikthimin e ekonomisë në binarët e rritjes dhe zgjerimin e fuqizimin e klasës së mesme do ta bëjmë bashkë me programin ekonomik të qeverisë së Partisë Demokratike. Pjesë e këtij programi është edhe plani i mbështetjes për bujqësinë që është sektori që punëson më shumë shqiptarë”, u shpreh Basha./ Opinion.al

Pas