Aktualitet

Dhunonte gruan, policia arreston 60-vjeçarin. Në pranga edhe 3 të tjerë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:24 - 08/10/20 |
Al Do

Policia e Tiranës ka bërë me dije se ka arrestuar në flagrancë katër shtetas për vepra penale të ndryshme, ku njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim.

Shtetasi A.M. 37-vjeç ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me 6 muaj burg për veprën penale “vjedhje e mbetur në tentative”.

Ndërsa V.B. 60 vjeç është arrestuar pasi në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu janë vënë në pranga dy shtetas R.B., 21 vjeç dhe F.Gj., 33 vjeç pasi po drejtonin mjetet përkatëse në gjendje të dehur./Opinion.al

Pas