Bota

Burg mësuesit, gënjeu se ishte me COVID-19 dhe infektoi 80 të tjerë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:48 - 08/10/20 |
Al Do

Një mësues në Korenë e Jugut është dënuar me 6 muaj burg pasi ka gënjyer autoritetet e gjurmimit të rasteve.

24-vjeçari u ka thënë autoriteteve se ishte i pa punë për të mbajtur të fshehtë emrin e shkollës ku jepte mësim.

Madje ai kishte dhënë mësim edhe një ditë para se të dilte përgjigja e testit.

Si pasojë e veprimit të tij bëhet me dije se janë infektuar 80 persona të tjerë.

Ai kërkoi falje në gjykatë duke u shprehur se nuk e kishte menduar kurrë që nga veprimi i tij të kishte kaq shumë pasoja.

Koreja e Jugut është një ndër vendet që e ka përballuar më mirë situatën e pandemisë globale dhe deri më tani numëron 427 viktima. Sistemi i tyre i gjurmimit me anë të aparatit celular ka rezultuar mjaft efikas./ Opinion.al

Pas