Kronikë

Pikasi makinën ku burri vrau gruan,roja:Mendova se ishin në momente intime


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:40 - 05/07/21 |
Opi Nion

Tronditëse ishte ngjarja e ndodhur këtë të hënë në vendin tonë, ku në Krujë një 51-vjeçar vrau me thikë gruan e tij.

Ka qenë roja i magazinës që ka njoftuar policinë, pasi ka pikasur makinën tip ‘Ford”, në të cilën 51-vjeçari Artan Ismalaj qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, 45-vjeçare Klarita. “

“Fillimisht mendova se ishin në momente intime, dhe u afrova për t’i larguar, por më pas pashë viktimën të mbuluar me gjak, atëherë njoftova policinë” – kështu është shprehur punonjësi i sigurisë në dëshminë e tij përpara uniformave blu, raporton news 24.

Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Bubq, të Krujës mesditën e sotme. Sipas policisë, çifti ka hyrë brenda territorit të objektit duke ndjekur një kamion, i cili është futur për të shkarkuar ushqim për lopët, pasi magazina është stalle lopësh.

Pasi vrau bashkëshorten, 51-vjeçari ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas