Kronikë

Kjo është 45-vjeçarja që u masakrua me thikë nga bashkëshorti në Krujë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:47 - 05/07/21 |
Opi Nion

Gruaja që shfaqet në foto është Klarita Ismalaj, 45-vjeçarja që u masakrua për vdekje nga bashkëshorti i saj, Artan Ismalaj.

Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Bubq, të Krujës mesditën e sotme. Sipas policisë, çifti ka hyrë brenda territorit të objektit duke ndjekur një kamion, i cili është futur për të shkarkuar ushqim për lopët, pasi magazina është stalle lopësh.

Pasi vrau bashkëshorten, 51-vjeçari ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Deri më tani nuk dihen ende rrethanat e krimit në fjalë./Opinion.al

Pas