Bota

Pezullimi i vizave/Kremlini: Vendim qesharak,do vështirësojë situatën për evropianët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:49 - 01/09/22 |
Opi Nion

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha këtë të enjte se vendimi i Bashkimit Evropian për të pezulluar marrëveshjen për lehtësimin e vizave me Rusinë është një vendim qesharak i një absurditeti të vazhdueshëm.  Sipas tij, kjo është një situatë e rëndë për rusët dhe se ky vendim do të vështirësojë situatën edhe për evropianët.

“Është keq për rusët, pasi do të marrë më shumë kohë dhe do të jetë më e vështirë për të marrë një vizë. Ne nuk e dimë me siguri se si do të jetë, por do të jetë më e gjatë dhe më e vështirë. Por sigurisht, tërheqja nga kjo marrëveshje do ta bëjë situatën më të vështirë edhe për evropianët. Pra, ky është një tjetër vendim qesharak i një absurditeteti të vazhdueshëm”, tha zëdhënësi i Kremlinit kur u pyet nga gazetarët për ndikimin e vendimit të BE-së mbi rusët.

Më herët, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tha në një konferencë për shtyp pas takimit jozyrtar të Këshillit të BE-së në Pragë se 27 ministrat e jashtëm kishin rënë dakord politikisht për pezullimin e plotë të marrëveshjes  për lehtësimin e vizave për rusët/Opinion.al

 

Pas