Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Petkoviç: Veprimet e Kurtit shkatërrojnë paqen në rajon

2021/09/22 at 5:15 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Petkoviç: Veprimet e Kurtit shkatërrojnë paqen në rajon

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po angazhohet për destabilizim të situatës në Kosovë.


Serbët në veri në Kosovës, për të tretën ditë me radhë, janë duke bllokuar vendkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës, që të gjithë pronarët e makinave me targa serbe, të kenë targa të përkohshme gjatë vozitjes në Kosovë.

Petkoviç tha se Kurti, me veprimet e tij, “dëshiron të shkatërrojë paqen dhe stabilitetin në rajon”.

“Si planifikon të negociojë Kurti kur te njerëz duarthatë shkon me automjete të blinduara, snajperistë dhe gaz lotsjellës?” thuhet në deklaratën që ka lëshuar zyra e Petkoviçit.

Sipas deklaratës, kompromisi mund të arrihet me bisedime, por “jo me politikë të dhunshme dhe agresive të Prishtinës”.

Në deklaratë po ashtu thuhet se protestat e serbëve në Jarinjë dhe Bërnjak, “nuk janë veprim i njëanshëm, por reagim ndaj veprimeve të paligjshme të Prishtinës, e cila që 3.077 ditë shkel hapur Marrëveshjen e Brukselit, dhe tani do që ta ndalojë jetën në veri”.

Kurti ka thënë të mërkurën se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i heqin plotësisht targat e përkohshme për të zgjidhur situatën e krijuar.

Ai po ashtu ka kërkuar nga kryetarët e katër komunave në veri – Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut”, që t’i heqin kamionët që kanë bllokuar vendkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Në vendkalimet kufitare ku zbatohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat serbe, është vendosur edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës. Vendimi për targat ka nisur së zbatuari nga Qeveria e Kosovës më 20 shtator./ REL

Etiketa: kosovekurtiPetkovicserbi


Ju sugjerojmë

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur
Te Fundit

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur

28 Qershor, 2026 11:57 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Morën peng klienten dhe goditën policin, arrestohen pronarët e një dyqani në Tiranë

28 Qershor, 2026 11:34 am
Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit
Kronikë

Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit

28 Qershor, 2026 10:40 am
Rritet në mbi 1 mijë e 400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë
Bota

Rritet në mbi 1 mijë e 400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë

28 Qershor, 2026 10:24 am
Protesta, Rama: Zgjidhjet s’do vijnë kurrë nga ata që ndezin zjarrin e zemërimit
Kryesore

Protesta, Rama: Zgjidhjet s’do vijnë kurrë nga ata që ndezin zjarrin e zemërimit

28 Qershor, 2026 10:22 am
Rama publikon mesazhin e qytetarit:Kjo protestë më intereson, e shtirjeve më neverit
Aktualitet

Rama publikon mesazhin e qytetarit:Kjo protestë më intereson, e shtirjeve më neverit

28 Qershor, 2026 10:19 am
“The Albanian Files”/ “Bëhu mbret”, Rama sqaron letrën e arkitektit: Ishte ironi
Kryesore

“The Albanian Files”/ “Bëhu mbret”, Rama sqaron letrën e arkitektit: Ishte ironi

28 Qershor, 2026 9:57 am
Kupa e Botës, fituesit e kthejnë dhe marrin një kopje të larë në ar
Sport

Kupa e Botës, fituesit e kthejnë dhe marrin një kopje të larë në ar

28 Qershor, 2026 9:43 am
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme, akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit
Bota

SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme, akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit

28 Qershor, 2026 9:39 am
“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Aktualitet

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

27 Qershor, 2026 10:37 pm
Para
Greqi/ 26 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Greqi/ 26 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Pas votimit të qeverisë, Kim takon Lindita Nikollën në Kryesinë e Kuvendit

Dy vite burg për Adriatik Llallën, reagon Kim: Askush nuk është mbi ligjin

“Opinion”/ Vendet më të mira dhe problematike për të pushuar

"Opinion"/ Vendet më të mira dhe problematike për të pushuar
















TE FUNDIT

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur
28 Qershor, 2026

Ka mbërritur në të paktën 1430 numri i vdekjeve nga dy tërmetet e fuqishme që kanë goditur Venezuelën të mërkurën....

Lexo më shumë

Morën peng klienten dhe goditën policin, arrestohen pronarët e një dyqani në Tiranë

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
28 Qershor, 2026

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit S. A., 63 vjeç, dhe E. H., 41 vjeçe, pasi dyshohet se në dyqanin...

Lexo më shumë

Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit

Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit
28 Qershor, 2026

Një 31-vjeçar nga Lezha me inicialet T.M. ka përfunduar në prangat e forcave “Shqiponja”, pasi qarkullonte i armatosur me pistoletë...

Lexo më shumë

Rritet në mbi 1 mijë e 400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë

Rritet në mbi 1 mijë e 400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë
28 Qershor, 2026

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë rritet në 1,430, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}