Te Fundit

Perse asnje portal nuk e permend me ceshtjen DIA!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:48 - 26/10/15 |
root

Nga Blendi Fevziu –

Shtypi nuk flet me! Gazetat kane harruar qe ekziston ndersa portalet nuk e zene me ne goje. Cfare ka ndodhur me ceshtjen DIA!? Tre jave me pare, nje raporti i Clifford Chance, kompanise qe shteti kishte marre per arbitrazhin me DIA zbuloi se pas nje investigimi, DIA kishte perfituar ne menyre korruptive 4.6 milion Euro. Studio thoshte se keto para qene perdorur per te paguar politikane te fuqishem ndersa BIRN identifikoi mes tyre Ilir Meten. Studio deklaronte se per kete kishte vene ne dijeni edhe Prokurorine dhe madje dispononte edhe faturat e transfertave bankave. Ajo e quante nje megakorrupsion. Shtypi u mor per disa dite rresht me kete ceshtje, ajo u be tema kryesore e tij. Por qe prej 3 javesh askush nuk flet me per te. As per deshmitarin e mbrojtur qe ishte kercenuar, as per transferatat dhe as per emrat e politikaneve. Perse heshti media? Dhe kujt i intereson kjo heshtje? Cuditerisht shurdhesia e shtypit perkon me takimin Rama – Meta ne 3 Tetor te ketij viti.

Blendi Fevziu

KOMENTO (3)

Shkruaj nje koment

  1. nuk e permendin se ketu gazetaret jan ndare ne 2 llogore te gjith te blere.flasin me telekomande.dhe ju si tv klan apo ne opinion pse nuk e dhat ne lajme rastin e lagunes?pergjigjja e kesaj pyetje jep pergjigjen e asaj qe pyet ti.

  2. Para ca kohesh pata nje debat me nje profesor te komunikimit rreth pavaresise se mediave. I qendrova dhe i qendroj ides se mediat jane te varura, por jo thjeshte te varura politikisht. Qe nje media te jete e varur politikisht nuk ka asgje te keqe. Vete Partite politike per realizimin e objektivave te tyre programore jane te detyruara te kene mediat e tyre, qofshin partiake ose perkrahese te tyre, partive. Kjo sjell mozaik, ose ndryshe pluralitet te mediave, fundja siç është plurale jeta politike, ekonomike, sociale etj. Mediat tek ne nuk jane thjeshte te varura politikisht. Cila media ka drejtim te vetin, aktivitet, vetem ate mediatik? Nga sa une di te gjitha mbahen, mbulohen nga aktivitete te tjera. Pronaret e ketyre mediave, ne te shumten e rasteve pronare firmash bdertimi, por jo vetem, mediat e tyre i perdorin si mjete kercenuese ndaj qeverive apo personazheve kryesore politike te vendit. Vete politika eshte e interesuar ne mos ti beje per vete, te pakten ti beje te heshtin. Zgjidhja gjendety te konçesionet, perfitimet ekonomike qe drejtues, pronarte mediash marrin nga politikanet. Mediat jane nga njera ane mjet presioni, por me negativja per jeten politike, sociale jane te korruptuara ekonomikisht nga politika. Me rspekt per ju dhe temen e diskutimit Arben Voci

  3. I dasur Bled …jo qe per ceshtjen dias nuk permendet …por dhe ne shtyp…e njejta gje…nuk i shokohen gjerat deri ne fund asnje lloj ceshtje…kjo varet shume dhe nga gazetaret qe shumica nuk flasin qe jane afer qeverise…gjithashtu kam dhe nje verejtje per ju ne opinion me edi ramen….dhe ju nuk e sulmuat shume me pyetje te ftuarin….mbase ke te drejte…mbase ai kishte shenja nervozizmi te medha…dhe mendoi se ju u terhoqet per ta kundershtuar me shume…..dhe portalet qe jane te shumta ne internet…mbase paguhen nga qeveria….qe te mbyllin gojen …dhe ata qe flasin mbase kane frike….se eshe bere nje gjendje shume kaotike tek ne….ideja ime eshte jo cdo njeri mund te ngreje ceshtje delikate. Guximi per te thene te verteten po vritet

Pas