Përjashtohet nga Policia e Shtetit, Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës.
Vendimi ka ardhur pasi Berberi dy ditë më parë kur iu komunikua shkarkimi nga detyra si drejtor i DVP Shkodër pasi ka kanosur drejtoreshën e Burimeve Njerëzore në Policinë e Shtetit.
Më 22 qershor, Berberi u shkarkua nga posti i drejtorit të Policisë së Shkodrës, ndërsa tri ditë më pas u pezullua nga detyra pas një debati në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Berberi pas shkarkimit si drejtor ishte emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në sektorin e Analizës, por pas hetimit disiplinor dhe pezullimit, u vendos për përjashtimin e tij nga radhët e uniformave blu.
Berberi i cili më parë drejtonte policinë në Kukës, mori drejtimin e policisë së Shkodrës para 11 muajsh pas largimit të Fatmir Lleshit në kohën e prishjeve të ndërtimeve në Theth.















