Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse Ambasadori Amerikan foli “shqip”!

2015/11/18 at 8:39 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Përse Ambasadori Amerikan foli “shqip”!

Nga Blendi FEVZIU


Ambsadori i SHBA, Donald Lu, ka folur sot dy herë shqip! E para ka folur në gjuhën shqipe; e dyta, ka folur (siç thuhet në zhargon) Shqip! Ai i ka thënë gjërat ashtu siç janë dhe ashtu siç i dimë të gjithë. Madje siç i dinë të gjithë shqiptarët. Deklaratat e tij nuk janë të panjohura. Ato janë thënë shumë herë nga mediat dhe opozita, por sot kanë një tjetër vlerë. Kanë vlerë sepse thuhen nga përfaqësuesi i një vendi të madh. Një Ambasador që ka lënë mënjanë gjuhën diplomatike dhe me kupën e mbushur plot foli sot qartë: në këtë vend kriminelët dhe shkelësit e ligjit, nuk dënohen!

Lu padyshim që mund të kishte shkuar edhe më tej. Ai mund të kishtë thënë se në këtë vend që rezulton më i korruptuari në Europë asnjë politikan nuk është dënuar për korrupsion në 20 vitet e fundit;

që asnjë zyrtar i lartë nuk është ndëshkuar për zullumet e tij edhe kur të gjithë i kanë pranuar ato publikisht siç ishte rasti i aferës CEZ;

që asnjë gjykatës që ka dhënë vendime skandaloze nuk është përgjigjur përpara drejtësisë. Mund të thoshte edhe që kriminelë të dënuar me shumë mund me burgim të përjetshëm po gjykohen një pas një dhe po ju rishikohen dënimet. Nuk do jetë larg dita kur do t’i shohim sërish në rrugë më barrën e kufomave hedhur mbi shpinë e pse jo edhe në sallën e parlamentit.

Mund të thoshte se s’ka vend tjetër në botë ku njerëz të akuzuar për vrasje e trafik bëhen deputetë. Dhe bëhen sërish sepse i shpëtojnë ndëshkimit. Dhe sepse blejnë politikën që sërish nuk ndëshkohet për këtë.

Mund të thoshte edhe shumë të tjera si këto. Por Lu ka zgjedhur 3 – 4  raste sa për të thënë publikisht qëndrimin e vendit të tij dhe njëkohësisht për t’i dhënë kurajo publikut. Për t’i thënë që s’ka të paprekshëm dhe se s’duhet të kenë frikë nga askush.

Dhe e fundit e kryesorja, Lu i tha të gjitha këto, për t’ju thënë se kur kriminelët janë jashtë; kur shkelësit e ligjit nuk ndëshkohen, dikush ka përgjegjësi për këtë. Dikush është fajtor që kjo ndodh. Dhe fajtorët nuk mund të mbeten pa u përgjigur. Kurdo dhe sado të fortë që të jenë. Ndaj Lu foli “shqip”, që ta dëgjojnë të gjithë. Keqbërësit dhe publiku që duhet t’i vërë ata përpara përgjegjësisë!

Blendi Fevziu



Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Para
Tuna dhe Cozman, po jemi bashkë

Tuna dhe Cozman, po jemi bashkë

VIDEO/Sherri Noka-Tahiri: Idiot! Debil!

VIDEO/Sherri Noka-Tahiri: Idiot! Debil!

Paris, operacion për kapjen e terroristëve, 3 të vdekur

Paris, operacion për kapjen e terroristëve, 3 të vdekur

Please login to join discussion















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}