Aktualitet

Përplasja me biznesmenin, flet Luçiano Boçi: Më kërcënoi me jetë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:33 - 18/03/21 |
Opi Nion

Luçiano Boçi, kandidati për deputeti i Partisë Demokratike në Elbasan ka sqaruar situatën e ndodhur në një lokal në Labinot, ku është përplasur me biznesmenin Gjergj Luca.

I kontaktuar nga opinion.al, Boçi ka thënë se konflikti ka ndodhur teksa ishte në një takim elektoral me mbështetësit e PD. Pas takimit Luca i është afruar, e ka ofenduar, e ka shtyrë si dhe ka pasur përplasje fizike. Boçi gjithashtu thotë se gjatë përplasjes biznesmeni e ka kërcënuar me jetë.

“Isha në një takim elektoral në Labinot. Kisha një takim me mbështetës të PD. Pas takimit Luca më është afruar më ka ofenduar dhe më pas më ka shtyrë. Ka pasur një përplasje fizike. Gjate përplasjes më ka kërcënuar me jetë. Menjëherë pas incidentit i jam drejtuar organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat”, ka thënë Boçi./Opinion.al

Pas