Aktualitet

Përplasen 3 automjete në Tiranë, një person i plagosur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:48 - 22/02/21 |
Semiljana Azizi

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në kryeqytet.

Sipas informacioneve të para bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dervish Hima”, ku janë përfshirë në aksident automobilistik 3 mjete.

Si pasojë e përplasjes është lënduar pasagjeri i njërit prej mjeteve, i identifikuar me iniciale S.V., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve për të marrë ndihmën e parë.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al

Pas