Bota

COVID-19 në Itali/ Rriten rastet e reja, regjistrohen 274 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:14 - 22/02/21 |
Semiljana Azizi

Koronavirusi ende vijonë të kap shifra të larta të infektuarish në Itali.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9.630 raste të reja dhe 274 persona të vdekur nga COVID-19.

Ndërsa rastet pozitive janë në rënie, viktimat kanë shënuar rritje, pasi një ditë më parë u raportuan 232 vdekje, 42 më pak.

Aktualisht, janë 2 118 persona të shtruar në kujdesin intensiv për COVID-19 në të gjithë Italinë, teksa vetëm sot  janë shtuat 162 pacientë./Opinion.al

Pas