Rajoni

13 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:51 - 22/02/21 |
Opi Nion

Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa janë regjistruar 129 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë konfirmuar nga 854 testime. Ndërkohë, gjatë orëve të fundit betejën me COVID-19 e kanë fituar gjithashtu 342 pacientë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në  99.408, prej të cilëve 89.742 janë shëruar, ndërsa 3.076 kanë ndërruar jetë./ Opinion.al

Pas