Kronikë

Përmet/Kultivimi i kanabisit,pezullohet shefi i komisariatit, në pranga kryeplaku


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:43 - 01/11/21 |
Opi Nion

Kultivimi i Kanabisit në qytetin e Përmetit ka sjellë ndëshkime në radhët e zyrtarëve të policisë së këtij qyteti.

Sipas Abc news është pezulluar nga detyra shefi i komisariatit të këtij qyteti Petrit Gjokaza, deri në sqarimin e plotë të çështjes së kultivimin e kanabisit. Po ashtu mësohet se mbahet në arrest shtëpie ish-shefi i krimeve të Komisariatit të Përmetit Shpëtim Makashi.

Hetimet kanë vënë në pranga edhe kryeplakun e Frashërit në Përmet Klodijan Mustafa 43 vjeç. Arrestimi i tij u pasua me një tjetër veprim nga ana e Prokurorisë së Përmetit, ku u dha masa për detyrim paraqitje për inspektorët e Policisë së zonës së Frashërit Dhimitër Shyti dhe Maltin Dalilaj.  Ndërkaq po me detyrim paraqitje është vendosur edhe për inspektorin e Zonave të Mbrojtura në Përmet Joan Allamani.

Ndëshkimet në radhët e “uniformave blu” kanë ardhur pas sinjalizimeve të SHÇBA Vlorë.

Pas