Aktualitet

Gërdeci/ Dosja në SPAK, Mediu rekurs, kundërshton vendimin për hapjen e hetimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:29 - 01/11/21 |
Opi Nion

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, këtë të hënë ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm  që i hapi rrugë rihetimit të çështjes Gërdeci.

Avokati i Mediut Ardian Visha, argumenton se vendimi është antikushtetues. Sipas tij, vendimi është i cenueshëm, sa kohë një gjykatë e një shkalle më të vogël ka prishur një vendim të Gjykatës së Lartë.

Disa ditë më parë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), njoftoi se ka rihapur hetimet duke regjistruar procedim penal ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, për çështjen “Gërdeci”.

Mediu po procedohet për veprat penale: “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak, kuadër komandues”./Opinion.al

 

Pas