Aktualitet

Shembjet tek 5 Maji, banorët në protestë, “përplasen” me përfaqësuesit e bashkisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:03 - 01/11/21 |
Opi Nion

Banorët e lagjes “5 Maji” në kryeqytet kanë protestuar sërish këtë të hënë,  për prishjen e banesave të tyre duke bllokuar rrugën për të mos lejuar kalimin e fadromave të IKMT.

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të policisë për të liruar rrugën, banorët kanë kundërshtuar duke theksuar se nuk do lejojnë shembjen e ndërtesave.

Ata shprehen se ende nuk kanë rënë në marrëveshje me shtetin për prishjen e banesave të tyre dhe mënyrën se si do të kompensohen.

Ndërkohë, përfaqësuesi i bashkisë, u shpreh se ditën e sotme është programuar prishja e një magazine.

Përfaqësuesi i Bashkisë: Kemi tre objekte të liruara.

Banori: Secili nga ata që janë liruar nuk kanë rënë dakord për prishjen e shtëpisë. Nuk ke pse ta prishësh shtëpinë, nëse nuk kam.

Përfaqësuesi i Bashkisë: Është VKM, është në fletore zyrtare, do të rimbursohuni 100% të objektit.

Banori: Tre VKM kanë dalë për këtë projekt. Ministrat i ke të tutë dhe VKM i bën si i do ti.

Përfaqësuesi i Bashkisë: Ne do të prishim magazinën, sepse rrezikojnë qytetarët. Do të prishim edhe tre banesat pranë magazinës që janë të prishura.

Banori: Hajde me mua, të jap rrugën dhe të futesh. Nuk ka banesa të lira.

Përfaqësuesi i Bashkisë: Sot do prishim magazinën që është pronë e shtetit.

Banori: A do e prishësh shtëpinë ti? Personat që do prishësh shtëpinë ku do i dërgoni.

Përfaqësuesi i Bashkisë: Do trajtohen me bonus qiraje.

Banori: A e di ti çfarë është bonusi i qirasë?! Kontrata thotë që do të vish të firmosësh që nuk ka datë, firmë me këshill bashkiak e të më dalë vendimi se sa përfitoj.

Pas