Te Fundit

Përmbytjet, PD: Qeveria maskaradë me popullin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:47 - 13/10/15 |
b.f

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani hodhi akuza të rënda sot ndaj Qeverisë për përmbytjet, kur tha se duhet të shkojnë para ligjit ata që bënë këtë maskaradë me jetën e me pronat e qytetarëve.

“Përmbytjet në Fier e në Vlorë, por dhe në zona të tjera të Jugut, janë dramatike jo vetëm për dëmet që kanë sjellë në qindra familje e biznese, por sidomos për faktin se, shkaku kryesor është neglizhenca e qeverisë”, tha Ristani.

Sipas tij, fakti që nuk kanë punuar hidrovoret është për faj të qeverisë. Gjithashtu edhe fondet e parashikuara për kullime dhe investime në kanalizime janë ulur me 25 për qind..

“Qytetarët jane të përmbytur nga uji dhe balta, nga ana tjetër, kemi kryeministrin që nuk shpreh as keqardhje, por merret me ceremoni sportive e kërkon të fitojë me çdo kusht merita aty ku nuk i takojnë”, tha Ristani.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas