Kronikë

Përmbyset kamioni në aksin Kalimash-Morinë, plagoset shoferi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:43 - 28/07/22 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kalimash-Morinë, ku një kamion është përmbysur.

Sipas policisë, shtetasi S.G., duke drejtuar kamionin ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përmbysur.

Mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i kamionit, i cili është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Kalimash-Morinë, shtetasi S. G., duke drejtuar automjetin (kamion), ka humbur kontrollin dhe për pasojë kamioni është përmbysur.

Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi S. G., banues në Tiranë, i cili po transportohet në Spitalin e Traumës, Tiranë.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia./Opinion.al

Pas