Aktualitet

Charles Michel mesazh shqiptarëve:E ardhmja më e sigurtë dhe më e begatë me ju në BE



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:02 - 28/07/22 |
Opi Nion

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka dhënë një mesazh përmes një video të transmetuar gjatë koncertit të zhvilluar në sheshin “Skëndërbej”, i organizuar në rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve me SHBA dhe hapjen e negociatave.

Gjatë mesazhit të tij, Michel u shpreh se e armja do të jetë me e sigurt dhe ,ë e begatë me shqiptarët në BE.

“Të dashur shqiptarë! Kryeministri juaj, Edi Rama më ftoi që të marr pjesë në këtë festë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Jam jashtëzakonisht i kënaqur që më në fund morëm këtë vendim të rëndësishëm dhe vendosëm të hapim dyert e negociatave me Shqipërinë. Kam një mesazh për ju: Jam absolutisht i bindur se ne ruajmë të njëjtat vlera, të njëjtat parime, se kemi të njëjtat ëndrra, të njëjtat shpresa dhe ne duam më të mirën për fëmijët tanë. Jam absolutisht i bindur se e ardhmja jonë do të jetë më e sigurtë, më e begatë me ju brenda BE dhe me të gjithë Ballkanin Perëndimor brenda BE. Suksese Shqipëri! Përqafime për ju! Urime më të mira dhe veçanërisht një përqafim i madh për ty, i dashur Edi!”,-u shpreh Michel.

Pas