Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përkujton Azem Hajdarin, Berisha: Frymëzim për t’u ngritur fuqishëm në protesta

2022/09/12 at 12:50 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përkujton Azem Hajdarin, Berisha: Frymëzim për t’u ngritur fuqishëm në protesta

Përfaqësues të PD së bashku me familjen e Azem Hajdarit kanë kujtuar sot me një ceremoni 24-vjetorin e vrasjes së tij.

Kreu i PD, Sali Berisha ka dhënë edhe një deklaratë për mediat, ku është shprehur se vepra e Azem Hajdarit është frymëzim i madh për shqiptarët, për t’u ngritur fuqishëm në protesta dhe demonstrata. Sipas tij qeveria e Ramës qëndron mbi votën e vjedhur dhe lidhjet me drogën e krimin.

“Jemi këtu për t’u përulur me nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme, ndaj veprës së tribunit legjendar të shqiptarëve, Azem Hajdari. Azem Hajdari hyri në historinë e kombit tonë, si shqiptari që me një grup të guximshëm studentësh, bënë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në dhjetorin ’90, Shqipëria kishte mbetur vendi i vetëm ish-komunist në Europë, nën diktaturën staliniste 46-vjeçare, dhe në monizmin e plotë. Përpjekjet e shqiptarëve për të dalë prej kësaj diktature, sakrificat e tyre më të jashtëzakonshme për liri, dinjitet njerëzor dhe kombëtar, u ndeshën me shtypjen më të egër. Çdo akt kundërshtie ndaj regjimit apo akt disidence, ishte i barabartë me hapjen e dyerve të burgut apo mihjen e varrit për shkak të shtypjes së egër staliniste dhe intolerancës totale të regjimit diktatorial. Azem Hajdari guxoi të dalë në një protesë të fuqishme me studentët, të vihet në një mënyrë epike në krye të kësaj lëvizje, e cila në një hark kohor 3 ditor, solli gjunjëzimin e regjimit dhe vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Me këtë akt, Azem Hajdari dhe bashkëluftëtarët e tij ndanë epokat, monizmin nga pluralizmi, fillimin e ndarjes së sistemeve, dikatorial nga ai i vlerave. Për këtë akt, Azem Hajdari u ekzekutua më 12 shtator 1998, nga përfaqësues kriminel, vrasës me uniformë, kapitel, kolonel apo nënkolonel të regjimit. Ai është dhe mbetet frymëzim i madh për shqiptarët, i përjetshëm në veprën e tij.

Sot Azem Hajdari me mesazhin e tij është më i gjallë se kurrë. Sot ne vendosëm ato kurora aty ku ra Azem Hajdari dhe sivallu i tij, për të nderuar ata, në kushtet e një monizmi të plotë. Pasardhësi i bllokmenëve hoxhist, desendenti direkt i njeriut që firmosi varjen në litar të disidentit Avzi Nela, është sot në pushtet dhe duke rrëmbyer votën e shqiptarëve, ka vendosur në kontroll të plotë të gjitha pushtetet në këtë vend e rikthyer kështu monizmin e plotë.

Në këtë kontekst, vepra e Azem Hajdarit është frymëzim i madh për shqiptarët, për t’u ngritur fuqishëm në protesta dhe demonstrata e për të rrëzuar këtë regjim që qëndron mbi votën e vjedhur, mbi votën e rrëmbyer të shqiptarëve, mbi lidhjet e tmerrshme me krimin e drogën, qëndron mbi varfërimin e frikshëm progresiv të shqiptarëve, si një vasal i Beogradit, qëndron si një anti shqiptar i vërtetë, si një armik i egër, i lirive, të drejtave, qenies, identitetit të Shqipërisë e kombit. Një rast të evokoj sot përsëri, t’u bëj thirrje shqiptarëve të përmbushim misionin tonë si e përmbushi Azem Hajdari në vitet 90″-tha Berisha.

Ju sugjerojmë

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
Bota

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

30 Qershor, 2025 10:21 pm
“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
Aktualitet

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

30 Qershor, 2025 10:01 pm
Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
Aktualitet

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

30 Qershor, 2025 9:20 pm
Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
Aktualitet

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

30 Qershor, 2025 9:10 pm
Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik
Aktualitet

Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik

30 Qershor, 2025 8:55 pm
Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi
Rajoni

Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

30 Qershor, 2025 8:27 pm
Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?
Aktualitet

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?

30 Qershor, 2025 8:05 pm
Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve
Bota

Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

30 Qershor, 2025 7:42 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, topi te marrëveshja politike… ose presidentja

30 Qershor, 2025 7:33 pm
Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima
Bota

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima

30 Qershor, 2025 7:28 pm
Para
Homazhet për Azemin/Rudina Hajdari: Të çohemi dhe të luftojmë për më shumë demokraci

Homazhet për Azemin/Rudina Hajdari: Të çohemi dhe të luftojmë për më shumë demokraci

Açka: Në 9 vite janë mbyllur 350 shkolla, noti dhe çiklizmi të futen si disiplina

Açka: Në 9 vite janë mbyllur 350 shkolla, noti dhe çiklizmi të futen si disiplina

Veliaj ritakon mësuesen e tij:Dikur 3 vetë në një bankë, sot duket si hotel me 5 yje

TE FUNDIT

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
30 Qershor, 2025

Kompania shtetërore franceze e energjisë, EDF ka mbyllur termocentralin e saj bërthamor “Golfech”, në jug të vendit në përgjigje të...

Lexo më shumë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
30 Qershor, 2025

Në emisionin STOP, një ish punonjës i policisë së shtetit, që punonte si i infiltruar tregon, se e kanë përjashtuar...

Lexo më shumë

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
30 Qershor, 2025

Në mbledhjen e sotme (30 qershor) të Këshillit të Ministrave, është miratuar marrëveshja e financimit nga Bashkimi Evropian, në kuadër...

Lexo më shumë

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
30 Qershor, 2025

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 datë 30.06.2025 deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com