Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Açka: Në 9 vite janë mbyllur 350 shkolla, noti dhe çiklizmi të futen si disiplina

2022/09/12 at 1:16 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Açka: Në 9 vite janë mbyllur 350 shkolla, noti dhe çiklizmi të futen si disiplina

Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Pulbik, Flutura Açka në këtë fillim viti të ri shkollor foli për problematikat që po përballet arsimi në vendin tonë teksa tha se për 9 vite janë mbyllur 350 shkolla.

Po ashtu ajo foli edhe për klasat kolektive të cilat sipas Açkës janë më tepër se 22 mijë, duke përbërë gati 10% të nxënësve në arsimin parauniversitar.

“Ne ende nuk i kemi të dhënat e plota të shkollave të mbyllura në të gjithë vendin, por si deputete e qarkut të Elbasanit, mund t’ju them se brenda dy viteve janë mbyllur 5 shkolla, pa përfshirë edhe disa shkolla që do të bashkohen, pra gati do të mbyllen si në Cërrajë, Petresh dhe Bizhutë të epërme.

Në vitin 2013 kemi pasur gjithsej rreth 2100 shkolla, sot kemi më pak se 1750 shkolla. Pra për 9 vite janë mbyllur 350 shkolla, pa harruar shkollat vartëse apo shkollat me klasa kolektive. Nxënësit në klasat kolektive janë më tepër se 22 mijë, duke përbërë gati 10% të nxënësve në arsimin parauniversitar.

Çështja tjetër ka lidhje me braktisjen e shkollave nga ana e nxënësit gjatë frekuentimit të vitit shkollor.

Sipas të dhënave të fundit të bëra publike nga Ministria e Arsimit, gjatë vitit shkollor 2016-2017,  e braktisën shkollën 1881 nxënës, ose 0.5% e numrit të nxënësve të regjistruar në arsimin e detyrueshëm, një shifër që nuk përputhem me atë të dhënë nga OBSH prej 3988 nxënësve. Në vitin shkollor 2017-2018, arsimin e detyrueshëm e braktisën 1540 nxënës, ndërsa OBSH raporton për 3628 nxënës. Në vitin shkollor 2018-2019, arsimin e detyrueshëm e braktisën 1602 nxënës dhe sipas OBSH-së 4085 nxënës. Kështu që braktisja e shkollave varion nga 5%-7% e nxënësve, deri edhe 10% por në shumë prej tyre, të cilat kanë çuar edhe në mbylljen e shumë shkollave”, tha Açka.

Ndër të tjera, Açka sugjeroi futjen e dy disiplinave në shkollë atë të notit dhe të çiklizmit që sipas saj duhet të jenë të detyrueshme.

“Një nga çështjet është edhe sugjerimi i disiplinave të reja të shkolla, futja e detyrueshme të notit dhe e çiklizmit, pasi nisur nga përvoja e plazheve shqiptare të mbytjeve të shpeshta të fëmijëve, apo e disiplinave që i shërbejnë integrimit me europën, programeve kundër racizmit, fanatizmit dhe radikalizmit dhe veçmas kujdesi i shtuar për fëmijët me aftësi ndryshe, për t’u përafruar me standardet europiane”, u shpreh Açka./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi
Aktualitet

Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi

13 Korrik, 2025 10:15 am
Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut
Aktualitet

Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

13 Korrik, 2025 9:58 am
Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë
Aktualitet

Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë

13 Korrik, 2025 9:44 am
DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?
Bota

DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?

13 Korrik, 2025 9:34 am
Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA
Rajoni

Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA

13 Korrik, 2025 9:23 am
Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin
Bota

Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin

13 Korrik, 2025 9:13 am
Intervista e diplomatit Daum: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime
Bota

Intervista e diplomatit Daum: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime

13 Korrik, 2025 9:05 am
Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig
Bota

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig

13 Korrik, 2025 8:51 am
Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?
Rajoni

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?

13 Korrik, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:38 am
Para

Veliaj ritakon mësuesen e tij:Dikur 3 vetë në një bankë, sot duket si hotel me 5 yje

Princi Harry i jep lamtumirën gjyshes së tij me një mesazh prekës

Princi Harry i jep lamtumirën gjyshes së tij me një mesazh prekës

Kriza energjitike, KESH: Kursejeni! Rrezikojmë të mos gjejmë në treg

Kriza energjitike, KESH: Kursejeni! Rrezikojmë të mos gjejmë në treg

TE FUNDIT

Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi

Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi
13 Korrik, 2025

Policia e Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar 2943 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Sipas uniformave blu mësohet se janë...

Lexo më shumë

Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut
13 Korrik, 2025

Një 41-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është vënë në pranga nga policia, pasi kërkohej nga autoritetet austriake për disa vepra...

Lexo më shumë

Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë

Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë
13 Korrik, 2025

Prodhuesit e pemëtarëve për industri janë të paktë në vendin tonë. Në fshatin Lapardha të Beratit prodhohet pikërisht pjeshkë për...

Lexo më shumë

DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?

DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?
13 Korrik, 2025

Ministrja gjermane e Arsimit, Karin Prien propozoi kufizim balancues të numrit të fëmijëve emigrantë në shkollat ​​gjermane. Propozimi i saj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com