Kryesore

Përjashtimi i Berishës, deputetët i dalin kundër Bashës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:22 - 09/09/21 |
el ida

Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike, ka patur debate mes kryetarit Basha dhe anëtarëve të kryesisë që janë shprehur kundër vendimit për largimin e Berishës nga grupi parlamentar.

Sipas informacioneve jozyrtare, deputetët Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Tritan Shehu, Luçiano Boçi, Bujar Leskaj dhe Alban Vokshi kanë kundërshtuar vendimin e kryetarit.

“Vendimi i gabuar, po mohojmë historinë”, ka deklaruar Noka. Ndërsa Tritan Shehu ka akuzuar Bashën për vrasjen e PD. “Vrave PD-në”, është shprehur Shehu./Opinion.al

Pas