Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

2025/06/30 at 8:27 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

Rusia ka paralajmëruar vendet perëndimore që të mos nxisin trazira në Serbi, ndërsa protestat masive antiqeveritare vazhdojnë të përfshijnë këtë vend ballkanik.


Protestat, të cilat nisën më shumë se gjashtë muaj më parë, u intensifikuan ndjeshëm gjatë fundjavës. Të shtunën, mijëra mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Beogradit, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e Aleksandar Vučiçit, i cili ka qenë president i Serbisë për 12 vite.

“Nuk mund të përjashtohet përdorimi i taktika të njohura që synojnë të realizojnë revolucione me ngjyra në Serbi,”- tha të hënën për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke iu referuar kryengritjeve popullore që rrëzuan qeveri në shtete ish-sovjetike dhe më gjerë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, gjithashtu akuzoi Perëndimin për shfrytëzimin e trazirave për të avancuar interesat e tij.

“Shpresojmë që vendet perëndimore, të cilat shpesh ndërhyjnë në vende të tjera për të promovuar interesat e tyre, këtë herë të përmbahen nga nxitja e revolucioneve me ngjyra,” tha Lavrov për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.

Lavrov shtoi se Moska po monitoron situatën dhe mbështet thirrjet e presidentit serb për qetësi “në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e këtij shteti miqësor.”

Organizatorët pretendojnë se në protesta morën pjesë 140,000 vetë, ndërsa policia vlerësoi rreth 36,000. U përplasën kur policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopinj për të shpërndarë turmat, pasi disa protestues hodhën fishekzjarre dhe shishe.

Autoritetet raportuan 48 policë të plagosur, 22 persona që kërkuan ndihmë mjekësore dhe 77 arrestime. Tetë protestues akuzohen për plane për të bllokuar rrugët dhe për të sulmuar ndërtesa qeveritare.

Demonstratat vazhduan edhe të dielën, me rrugë kryesore të bllokuara në Beograd dhe qytete të tjera.

Protestat nisën fillimisht pas rrëzimit fatal të çatisë së stacionit të trenit në Novi Sad në nëntor të kaluar një ngjarje për të cilën fajësohet gjerësisht korrupsioni. Trazirat detyruan tashmë dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime në kabinet.

Vuçiç ka akuzuar aktorë të huaj për nxitjen e demonstratave, një pretendim që përsërit edhe Moska. Rusia mbetet një aleat i ngushtë i Serbisë dhe furnizues kyç i energjisë së saj.



Ju sugjerojmë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
Bota

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

18 Korrik, 2026 6:02 pm
Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë
Bota

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë

18 Korrik, 2026 4:41 pm
VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit
Aktualitet

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

18 Korrik, 2026 2:41 pm
Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
Kronikë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

18 Korrik, 2026 2:38 pm
Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës
Kronikë

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

18 Korrik, 2026 2:16 pm
Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin
Aktualitet

Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin

18 Korrik, 2026 1:43 pm
Para
Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik

Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik

Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
















TE FUNDIT

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
18 Korrik, 2026

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e...

Lexo më shumë

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
18 Korrik, 2026

Për të 49-ën ditë, protestuesit janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë duke vijuar me 5 kërkesat e tyre, të cilat...

Lexo më shumë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
18 Korrik, 2026

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore për zhdukjen e 69 milionë lekëve të rinj në filialin e Postës Shqiptare...

Lexo më shumë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
18 Korrik, 2026

Policia e Sarandës pas kontrolleve në lagjen “Baba Rexhepi”, zonë kjo ku u drejtuan autorët pas atentatit ndaj 50-vjeçarit Thimjo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}