-U tha në Opinion

 Kadilli i drejtohet Berishës: Jeni viktimë e një skuthi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:16 - 09/09/21 |
el ida

“Jeni sot viktima e modelit që keni krijuar për 30 vite”. Me këto fjalë i është drejtuar ish-kandidati për kryetar të PD-së Fatbardh Kadilli, themeluesit të kësaj force politike Sali Berisha. Duke komentuar vendimin e Bashës për largimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD, Kadilli tha:

“Jeni viktimë e një skuthi. Sovraniteti i partisë nuk është vetë kur nënshtrohesh para ndërkombëtarëve. Kjo parti i është nënshtruar për vite me radhë e kryetarokracisë. Jeni sot viktima e modelit që keni krijuar për 30 vite. Jeni viktima e tij siç jemi të gjithë bashkë. Nuk reaguat kështu kur dy palë zgjedhje rresht prodhuan të njëjtin kryeministër. Ka një monopolizim në politikë. Forca e zotit Berisha, premtimi ka qenë që do të fliste kur të shihte humbjen e dytë radhazi për të shpëtuar opozitarizmin”./Opinion.al

Pas