Kronikë

PD:Tenderi i rrugës Korçë- Ersekë 5 milionë euro 1km, fitues i paracaktuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:02 - 12/10/20 |
el ida

Partia Demokratike ka denoncuar sot tenderimin e rrugës Korçë-Ersekë, duke cilësuar që  fituesi ishte iparacaktuar dhe mik i Kryeministrit Rama.

Përmes një daljeje publike Ervin Minarolli tha se ky tender shkoi ashtu siç ishte parashkuar nga PD dhe se 1 km rrugë në aksin Korçë-Ersekë do të paguhet me një vlerë prej 5 milionë euro, që është 5 herë më e lartë se kostoja reale.

“Kompania me lidhje me Edi Ramën e ka fituar këtë tender me maksimumin e vlerës së shpallur, 20 milionë euro, katër kilometra. Skenari është i qartë: Miqtë e kryeministrit fitojnë në një garë fiktive dhe kompanitë e tjera nuk paraqesin dokumentacionin”, u shpreh Minarolli./Opinion.al

 

 

 

Pas