Aktualitet

Nga hapja e kalçetos te çmimi i kafes, kërkesat e të burgosurve në Peqin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:18 - 12/10/20 |
Al Do

Heqja e dënimit me burg, hapja e një kalçetoje dhe ulja e çmimit të kafes. Këto janë disa nga kërkesat që të burgosurit në burgun e Peqinit i kanë dërguar në një shkresë zyrtare drejtorit të burgut, Kamber Hoxha.

Lista me kërkesa vjen pas grevës së urisë që u zhvillua disa ditë më parë, si rezultat i të cilës u shkarkua edhe drejtori Bukurosh Malluta.

Kërkesat e të burgosurve janë të karkterit legjislativ, ekonomik dhe administrativ.

Ajo që bie në sy në kërkesat e tyre është e heqja e dënimit të përjetshëm dhe ndryshimi i tij në 20 vite burg.

Në kërkesat e karakterit legjislativ, përfshihet gjithashtu edhe njohja e vuajtjes së dënimit për liri me kusht nga tre të katërtat, në tre të pestat e dënimit të vuajtur, si dhe ndryshimi i sigurisë së burgut nga siguria e lartë në të zakonshme për ata që kanë plotësuar dy të tretat e dënimit dhe amnistia e përgjithshme.

Sa u takon kërkesave të karakterit ekonomik të burgosurit kërkojnë cilësi dhe sasi të ushqimit, rishikim të çmimit të kafes dhe shtime të numrave për të bërë më shumë telefonata.

Te kërkesat administrative bie në sy heqja e regjimit të mbikëqyrjes së veçantë për ata që kapen me celular, në lidhje me propozimin në gjykatë për ulje dënimi, të mos shkohet me rrëzim për pjesën e pranimit ose jo të veprës penale, ndërsa kërkojnë që të punësohen në kuzhinë, myslimanë dhe të krishterë, hapjen e klasave me karakter eduaktiv, kalçeto dhe ambient për tharjen e rrobave./ Opinion.al

Pas