Aktualitet

Spiunonte muxhahedinët, Gjykata cakton masën e sigurisë për iranianin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:42 - 12/10/20 |
Al Do

Iraniani Bijon Poolandrag, i arrestuar dy ditë më parë në Tiranë, është lënë në burg sot nga Gjykata e Tiranës.

Bijon Poolandrag 45 vjeç u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Hija” që u zhvillua nga Njësia për Hetimin e Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Në njoftimin e policisë thuhej se ky shtetas, nëpërmjet veprimeve të ndryshme, kryente komunikime nëpërmjet një aplikacioni mesazhimi në rrjet, të cilin e përdorte duke e lidhur me numrat e telefonave celular të shtetasve të tjerë.

Poolandrag hapte një llogari “telegram” duke përdorur numrin telefonik të një të njohure të tij shqiptare, pa dijeninë e saj.

Pas këtij veprimi, ky shtetas siguronte kodin e verifikimit të aplikacionit në forma të ndryshme nga këta shtetas, duke vënë në funksionim aplikacionin në aparatet e tij kompjuterike.

Më tej, përmes aplikacionit ka bërë komunikime të shumta me shtetas të huaj. Ai akuzohet për “përgjim i paligjshem i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “keqpërdorim i pajisjeve” dhe “ndërhyrje në sistemet kompjuterike”. /Opinion.al

Pas