Aktualitet

PD publikon videon: Si mbrohet masakra e votës në Elbasan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:51 - 29/04/21 |
Opi Nion

Partia Demokratike mëngjesin e sotëm ka publikuar një video, në rrjetet sociale përmes së cilës akuzon se në Elbasan është kryer masakër zgjedhore.

Në videon e PD shfaqet deklarata e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili gjatë një konference pas ngjarjes së rëndë që tronditi Elbasanin, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, mohoi që në makinën e bllokuar nga PD në Elbasan të kishte para dhe karta identiteti.

Selia blu i është referuar artikullit të Reporter.al, ku pretendohet se përplasja në Elbasan u manipulua, pasi në makinën për të cilën nisi përplasja u gjetën bllok pagesash dhe karta ID, por nuk u bënë të ditura nga policia. Po ashtu, PD ka risjellë në vëmendje edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili shfaqet në video duke thënë: Pas asaj që ndodhi në Elbasan unë jam më shumë së kurrë krenar për ju.

“Ja si mbrohet masakra zgjedhore e Elbasanit,” shkruan PD krahas videos./Opinion.al

Pas