Aktualitet

PD çon në SPAK Veliajn, Këlliçi:Tenderi fiktiv i rrugës “Xhon Belushi” i shkon drejtësisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:42 - 12/01/23 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në lidhje me tenderin e rrugës “Xhon Belushi”. Ka qenë deputeti i PD, Belind Këlliçi që ka dhënë lajmin në një status në rrjetet sociale.

Në dokument thuhet se PD, kallëzon Veliajn për veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmmarjes në tendera”,  “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Mashtrimi”.

“Premtim i dhënë, premtim i mbajtur! Kallëzimi në SPAK u krye. Tenderi fiktiv i Rr. “Xhon Belushi” i shkon drejtësisë për ta gjykuar.  Tirana kërkon drejtësi nga SPAK! Ditën apo natën, ne bashkë do të ndalojmë çdo tentativë të bashkisë për të vjedhur. Ju falenderoj të gjithëve për denoncimet! Së bashku e ndalim vjedhjen! Së bashku e #FitojmëTiranën”-shkruan Këlliçi.

 

Pas