Aktualitet

“Droni edukues”/Policia:Shoferët që s’respektojnë korsinë e lëvizjes ndëshkohen me gjobë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:04 - 12/01/23 |
Opi Nion

Policia e Shtetit ka publikuar në rrjetet sociale një video të realizuar nga “droni edukues”, ku shfaqen drejtues të mjeteve që nuk respektojnë korsinë e drejtimin apo korsinë e lëvizjes.

Uniformat blu njoftojnë se kjo shkelje ndëshkohet me gjobe deri në 3000 lekë.

“Tiranë. Një ndër objektivat e “Dronit edukues” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video kryejnë manovër të gabuar, duke mos respektuar drejtimin apo korsinë e lëvizjes, shkelje e cila ndëshkohet me gjobë deri në 3000 lekë, sipas nenit 152 të Kodit Rrugor”-shkruan policia.

Pas