Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Bleu votat, ky është trafikanti që fitoi tender për resort turistik

2021/07/02 at 12:58 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Bleu votat, ky është trafikanti që fitoi tender për resort turistik

Partia Demokratike, ka denoncuar ditën e sotme se një personazh i kallëzuar prej tyre në SPAK për vjedhje votash më 25 prill ka fituar tender nga Bashkia e Tiranës dhe ka marrë një leje për ndërtim resorti në Velipojë nga Këshilli Kombëtar i Territorit.


Sipas Alibeaj, si shpërblim për blerjen e votave, trafikanti Pëllumb Gjoka, përfitoi pa garë nga Bashkia Tiranë  tenderin me objekt “Shërbim mirëmbajtje dhe furnizim me solucion për tunelet e dezinfektimit”, me vlerë kontrate 204 mijë euro (95% e fondit limit).

Më tej, ai thekson se Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht në SPAK Pëllumb Gjokën për blerje votash dhe i bën thirrje SPAK të hetojë.

Deklarata e plotë  e Alibeajt

Pasi masakra e Velipojës nxori edhe njëherë në pah gjunjëzimin e shtetit përballë krimit, përgjigja e vetme që regjimi Rama-Doshi ishte nisja e aksionit propagandistik në vijën bregdetare, nëpërmjet të cilit kërkojnë të krijojnë imazhin e rremë të një situate nën kontroll.

Por, sikurse qytetarët e dinë, e kundërta është e vërtetë.

Ndaj ky aksion nuk e mbulon dot rrokopujën e rendit dhe sigurisë, sepse rrënjët e masakrës së Velipojës janë të thella dhe shkojnë te modeli mbi të cilin është ngritur pushteti i regjimit Rama-Doshi: lidhjet e politikës me krimin dhe bashkëpunimi i tyre në vjedhjen e zgjedhjeve.

Dhe Velipoja është një nga skenat e krimit zgjedhor, sepse aty prej vitesh vepron trafikanti i drogës Pëllumb Gjoka, një nga ushtarët më të rrezikshëm të regjimit Rama-Doshi, që në çdo palë zgjedhje zbret në fushë për të blerë vota, për të shantazhuar qytetarët dhe në këmbim fiton pandëshkueshmërinë, lirinë për të pastruar paratë e pista dhe akses në tenderat publik.

Dhe fill pas masakrës zgjedhore,  si shpërblim për shërbimet e tij ndaj Ramës, trafikanti Pëllumb Gjoka, përfiton pa garë nga Bashkia Tiranë  tenderin me objekt “Shërbim mirëmbajtje dhe furnizim me solucion për tunelet e dezinfektimit”, me vlerë kontrate 204 mijë euro (95% e fondit limit).

Por shpërblimet nuk kanë munguar edhe përpara masakrës zgjedhore, pasi nga shtatori 2020 ka përfituar nga e njëjta bashki 5 tendera me vlerë 1.8 milionë euro si dhe në janar 2021 (periudhë zgjedhore) ka përfituar nga KKT me firmën e Edi Ramës “Leje për ndërtimin e objektit: “Kompleks turistik “Silver Sand Resort”, me vendndodhje në zonën Pulaj-Plazh, Velipojë.

Tenderat të fituar pa garë dhe pranë fondit limit nga Bashkisë e drejtuar nga Veliaj dhe leja e ndërtimit në Velipojë me vulën e Edi Ramës, janë ilustrimi më kuptimplotë se si paratë e drogës shkrihen me paratë publike dhe se si shteti vendoset në shërbim të kriminelëve që vodhën zgjedhjet, për të vjedhur bashkë me politikanët e korruptuar taksat e shqiptarëve.

Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht në SPAK Pëllumb Gjokën për belerje votash gjatë masakrës zgjedhore të 25 prillit, bashkë me të janë kallëzuar Tom Doshi, Artur Hata (burri i deputetes së PSD-së Meri Merkiçit) dhe Dor Dulin, të gjithë persona me rekorde kriminale.

Sot ne i bëjmë përsëri thirrje SPAK të mos vonojë hetimet ndaj autorëve të masakrës zgjedhore, sepse çdo tolerim, çdo vonesë, dëmton drejtpërsëdrejti qytetarët shqiptarë duke çimentuar edhe më shumë kapjen e shtetit nga krimi dhe korrupsioni.

Krimet zgjedhore, lidhjet e politikës me krimin dhe korrupsioni që lulëzon për të ushqyer me para publike këtë lidhje, godasin ekonominë, godasin sipërmarrjen e ndershme, godasin sigurinë e çdo familje që sheh në pandëshkueshmërinë e politikës të lidhur me krimin pamundësinë për një jetë më të mirë për fëmijët e tyre në Shqipëri.

Ndëshkimi i modelit të ndërtuar nga regjimi Rama-Doshi dhe ndarja e politikës nga krimi është e vetmja rrugë për të pasur rend dhe siguri, është e vetmja rrugë që Shqipëria t’u kthehet sa më parë shqiptarëve.

 

Etiketa: denonconPD


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Integrimi në BE, Rama: Nuk do t’i lusim, ata janë në depresion dhe nervozë

Integrimi në BE, Rama: Nuk do t'i lusim, ata janë në depresion dhe nervozë

Tiranë/ Gjendet i pajetë një person në rrugë

Në banesën e kushëririt, gjendet i pajetë një 35-vjeçar

Çuçi i delegon kompetencat e ministrit të Brendshëm Besfort Lamallarit

Arrestimi i zyrtarëve, Çuçi:Proces vetë-pastrimi,do përgjigjen para ligjit
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}